Lajmet

Shikoni pamje të mrekullueshme të vendeve të ndryshme të botës në tabin e ri në Chrome

Oct 26 2014
0 Shpërndarje
Shikoni pamje të mrekullueshme të vendeve të ndryshme të botës në tabin e ri në Chrome

GSkuadra e Google Maps sapo ka bërë një ndryshim të vogël, por i cili mund të rris produktivitetin e përdoruesve të shfletuesit Chrome me lëshimin e “Earth View”, që është një shtojcë e re për shfletuesin që shfaq fotografi të rastësishme dhe të bukura të sipërfaqes së tokës të fotografuara nga satelitët sa herë përdoruesi e hap një tab të ri.

Nuk është mbase ndonjë teknologji e re – në fakt, ajo paraqet një bashkim mes dy teknologjive të reja nga Chrome dhe Google Earth. Por pamjet e terreneve të ndryshme, nga pamjet e rrugëve në Çikago, deri tek vargu i maleve të ngrira në Antarktik e bën hapjen e një tabi të ri gjë të dëshirueshme dhe hapjen e shumë tabave të rinj pothuajse të pamundshëm për t’i rezistuar.

Aplikacioni u lëshua duke mos u promovuar edhe aq, më 14 tetor, por duke arritur në majat e tabelës së shkarkimeve për shfletuesin Chrome me më tepër se 50,000 përdorues deri tani. Ju mund ta shkarkoni shtojcën për vete duke shkuar tek kjo faqe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>