Ja se si

Shikoni pamjen e uebfaqes tuaj në shfletues të ndryshëm

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Shikoni pamjen e uebfaqes tuaj në shfletues të ndryshëm

Duke përdorur BrowserShots you mund të kontrolloni përshtatshmërinë e një uebfaqeje në shfletuesit që funksionojnë në Linux, Windows, Mac dhe BSD. Ekzistojnë më shumë se 70 shfletues për të kontrolluar përshtatshmërinë e uebfaqes tuaj.

Për ta parë atë uebfaqe në shfletues të ndryshëm ju mund ta shkruani drejtpërdrejt URL-në e faqes në BrowserShots, pastaj të shtypni butonin Submit.

Nëse përzgjedhni një numër të madh të shfletuesve për ta testuar përshtatshmërinë e uebfaqes tuaj do të marrë kohë. Ai do të ofrojë një pamje të ekranit të uebfaqes tuaj në shfletues të ndryshëm të uebit dhe ju do të jeni në gjendje që të vendosni që a është mirë a po jo.

BrowserShots ka edhe një veçori të quajtur Showcase që ka një përmbledhje të më shumë se 36,000 dizajneve të uebit për të vizituar për shabllona të rinj për dizajnim në ueb. BrowsersShots është vlerësuar si një nga galeritë më të mëdha të CSS-it në internet, me kategoritë e veta shumëpërfshirëse.

Për ta përdorur këtë vegël ju nuk keni nevojë që të paguani – është plotësisht falas. Provoni BrowserShots për ta testuar që tani dizajnin e uebfaqes tuaj në shfleutes të ndryshëm./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>