Lajmet

Shikoni për vende të lira pune nëpërmjet aplikacionit të ri Weaver

Jul 29 2014
0 Shpërndarje
Shikoni për vende të lira pune nëpërmjet aplikacionit të ri Weaver

gsmarena_001 (1)Mënyra e kalimit me rrëshqitje të kontakteve që ju dalin në Tinder, tashmë është bërë aq e famshme dhe tërheqëse për njerëzit sa edhe zhvilluesit programeve preferojnë ta përshtatin këtë në aplikacionet e tyre.

Weaver është një aplikacion i ngjashëm me Tinder, por me funksion komplet ndryshe. Tinder përdoret nga përdoruesit për të lënë takim për njohje me njerëz të ndryshëm. Ndryshe nga Tinder, aplikacioni Weaver përdoret për të gjetur vende pune të lira, të cilat i përshtaten profilit dhe të dhënave tuaja. Ky aplikacion është i ngjashëm me Linkedin, por ndryshe nga ai ju thjesht duhet të rrëshqisni gishtin tuaj në ekran për të parë për një punë tjetër.

Ashtu si Tinder, në qoftë se dikush ju preferon për bisedë, atëherë ju mund të filloni të diskutoni mbi biznesin dhe të dhënat tuaja profesionale. Aplikacioni është i disponueshëm në dyqanet online Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>