Harduer

"Shikoni përgjatë desktopit 3D"

Mar 25 2012
0 Shpërndarje
"Shikoni përgjatë desktopit 3D"

Pavarësisht përparësive në teknologjitë paraqitëse dhe atë 3D , ndërlidhjet tona me desktopët kanë mbetur të shtangura. See Through 3D desktop është një ambient hapësinor operativ 3D që ua mundëson përdoruesve që drejtpërsëdrejti të lidhen me desktopin e tij ose të saj virtual. Përdoruesi mund të arrijë në hapësirën e projektuar tredimensionale me duart e tij/saj që drejtpërsëdrejti të mundësohet manipulimi me dritare.

Përdoruesit rastësisht mund të hapin desktopin See-Through 3D dhe të shkruajnë në tastierën ose ta përdorin një trackpad ngjashëm si në ambientet operative dy dimesionale. Dritaret ose skedarët merren që të vendosen në një hapësirë tre dimesionale në mes të një ekrani dhe një rrafshi. Përdoruesi mund të ngritë duart e tij për të arritur dritaret dhe për t’i rregulluar në këtë hapësirë tre dimensionale.

Një kombinim i veçantë i paraqitjes transparente dhe algoritmit për gjetje të gjesteve në 3D rendit hapësirën dhe shndërrimin 3D pa i rënduar përdoruesit me pajisje në gjendje të mirë. Shiko përgjatë desktopit 3D është një term për krejt tërësinë e nevojshme të komponentëve softuerikë, harduerikë dhe teknologjisë së dizajnit për të realizuar këtë ambient voluminoz operativ./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>