Lajmet

Shikoni sa interesante është pamja e një sulmi DDoS

May 1 2013
0 Shpërndarje
Shikoni sa interesante është pamja e një sulmi DDoS

ddos_1Pothuajse të gjithë kemi dëgjuar për sulmet DDoS (distributed denial of Service).

Me sulme të tilla kemi të bëjmë kur një person ose një grup njerëzish përpiqen të nxjerrin jashtë shërbimit një uebfaqe të caktuar duke e ngarkuar atë me kërkesa të shumta.

Ky numër aq i madh kërkesash tejkalon bandwidth-in e faqes dhe nuk mund të përballohet duke bërë të pamundur pranimin e kërkesave të reja.

Sulme të tilla zakonisht janë të automatizuara dhe mund të përmbushen në mënyra të ndryshme. Rikthimi i uebfaqes në gjendjen fillestare mund të kushtojë me të vërtetë shumë.

A jeni kuriozë të dini se çfarë pamje ka ky lloj sulmi? Falë programit Logstalgia që vizualizon trafikun e një uebfaqeje, Ludovic Fauvet, zhvillues i faqes VideoLAN (zhvillon dhe shpërndan shërbimin pa pagesë VLC Media Player), ka arritur të regjistrojë sulmin që i është bërë faqes së tij.

Në uebfaqen e Logstalgia aplikacioni përshkruhet si më poshtë: “Logstalgia vizualizon trafikun e një uebfaqeje dhe e paraqet atë si një lojë ping-pongu midis ueb serverit dhe rrjedhës së pafundme të kërkesave.”

Në videon e mëposhtme është disi e vështirë të dallosh sulmin DDoS megjithatë mund të vihet re “loja” midis kërkesave dhe serverit. (PCWorld Albanian)

Tags >

DDoS
Lajmet e fundit>