Ja se si

Shikoni se kur e keni rifilluar (restart) për të fundit herë PC-në tuaj

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Shikoni se kur e keni rifilluar (restart) për të fundit herë PC-në tuaj

pc restartNdoshta mund të keni dëshirë që ta dini se kur ishte hera e fundit që e keni rifilluar (ang. restart) kompjuterin tuaj dhe për ta kuptuar këtë ekzistojnë më tepër se një mënyrë.

Dhe me siguri që ju pëlqen thjeshtësia, pra që ta kuptoni këtë gjë duke shpenzuar pak mund, si për shembull me një urdhër të vetëm. Një rrugë ndoshta mjaft e thjesht për këtë është që të përdoret urdhri SystemInfo nga CMD-ja.

Aty do të mund të shihni shumë informacione dhe, përveç të tjerash edhe kohën kur është ndezur. Ose thjesht do të mund ta kuptoni edhe më lehtë duke përdorur urdhrin Find për të parë rreshtin e vetëm të testit në të cilin jeni të interesuar, si për shembull:

systeminfo | find /i “Boot Time”

Por çka nëse nuk dëshironi as ta hapni cmd-në? Ju mund ta shkruani një urdhër në hapësirën e Run, por i njëjti urdhër si më parë nuk do të ju ofrojë atë çka mund ta dëshironi. Kështu është e nevojshme për ta përdorur pjesën /k.

Vetëm shkruani në hapësirën për kërkim në menynë Start, nëse përdorni Windows 7 ose Vista, ose shtypni butonat Windows + R për të hapur dritaren e run-it dhe aty mund ta shkruani këtë urdhër:

cmd /k systeminfo | find /i “Boot Time”

Kjo është e tëra. Shpresojmë që do të ju pëlqejë.

Nëse dëshironi ta dini se sa kohë e keni pasur të ndezur pajisjen tuaj, mund të shtypni Ctrl+ Shift+ Esc për të hapur Task Manager-in, e pastaj tek pjesa Up Time mund ta shihni. (PC World Albanian)

boot pc

Tags >

pc
Lajmet e fundit>