Lajmet

Shikoni se kush ka qasje në skedarët tuaj Google Drive me WhoHasAccess

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Shikoni se kush ka qasje në skedarët tuaj Google Drive me WhoHasAccess

report-730x456Njëra nga aspektet më të dobishme të Google Drive është mundësia e tij për të bërë shpërndarje të qenit në gjendje për të bërë bashkëpunime në dokumente përgjatë uebit është padyshim një gjë mjaft e mirëpritur kur punohet me një skuadër. Por nëse përdorni shpesh aplikacionet e Google, lehtësisht mund të harrohet se kush ka qasje tek cilët skedarë, përgjatë periudhave të zgjeruara kohore. Për të gjithë ju që e mbani mend, ai personi bezdisës me të cilin keni punuar tre vite më parë, ende mund të ketë qasje në informacionet e ndjeshme.

WhoHasAccess është një aplikacion uebi që mund të ju ndihmojë që të ndiqni se kush mund të shohë skedarët tuaj. Në vend se të shkoni individualisht përgjatë dhjetëra dokumenteve të vjetra, aplikacioni thjesht e shfaq një listë të njerëzve të cilët kanë qasje në llogarinë tuaj dhe cilët skedarë mund t’i shohin ata, e po ashtu edhe cilat gjëra i keni lënë në dispozicion publik për të gjithë.

Ju më pas mund të zgjidhni që të largoni çdo qasje nga cilido person që nuk doni më të ketë qasje në të dhënat e juaja. Sapo të keni mbaruar, aplikacioni do të fshijë të dhënat e përdorura për raportin e shfaqur më herët rreth qasjeve dhe zhvilluesit thonë që WhoHasAccess asnjëherë nuk e lexon përmbajtjen e skedarëve tuaj. Përfunimisht është një aplikacion që ia vlen të provohet, andaj mos ngurroni ta vizitoni këtë lidhje dhe t’i jepni një mundësi atij për të shfaqur atë që ka mundësi të bëjë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>