Analiza

Shikoni se si do të dukej planeti Mars i gjelbëruar

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Shikoni se si do të dukej planeti Mars i gjelbëruar

MarsAjo çfarë na tregon videoja më poshtë nuk është Toka apo ndonjë planet tjetër i largët.

Ky është planeti Mars, përkatësisht versioni i tij hipotetik, në rast se në të do të shfaqeshin oqeanet, atmosfera dhe vegjetacioni.

Kevin Gill, inxhinier softuerik, e bëri këtë video të mahnitshme për të parë pamjen e planetit Mars në rast se do të kishte atmosferë, oqeane dhe vegjetacion në sipërfaqen e tij.

Videoja tregon një rotacion të Marsit të gjelbër në kohëzgjatje prej 24 orëve, ndërsa çdo kuadrat prezanton një minutë. Gill për rotacionin e Marsit përdori kornizën ditore të kohës nga Toka, por nuk gaboi shumë, duke marrë parasysh se dita në planetin Mars zgjat 24 orë e 37 minuta.

Nasa shfaq fotot dhe videon e parë të zbritjes në Mars

Për të bërë këtë video, Gill përdori të dhënat nga sateliti Mars Global Surveyor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>