Lajmet

Shikoni se si funksionon iOS 7 në iPad

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Shikoni se si funksionon iOS 7 në iPad

IOS 7Nuk është befasi që shumë video të iOS 7 beta 2, që shton mbështetje për iPad dhe iPad Mini të Apple, janë paraqitur, që e paraqesin se si funksionon softueri në tabletët e Apple.

Video paraqet se si softueri mund të rregullohet për të punuar në ekrane më të mëdhenj, e po ashtu edhe se si i kryen disa punë.

Ndërmarrja nuk e paraqiti se si funksiononte iOS 7 në iPad gjatë ngjarjes kur bërë zbulimin e këtij softueri para dy javësh në konferencën e vet vjetore për zhvillues, duke ngjallur kuriozitet se çfarë ndryshon.

Softueri i ri është konsideruar ende si i fshehtë nga Apple, që kërkon që zhvilluesit të nënshkruajnë një marrëveshje privatësie në mënyrë që të regjistrohen dhe të fitojnë qasje të hershme në versionin beta të iOS dhe OS X. Siç duket, kjo nuk i ka ndalur këta persona të cilët tashmë i kanë vendosur videot e tyre duke e treguar se si funksionon ky softuer në tablet.

9to5Mac poston një vëzhgim të shkurtër të softuerit, nga instalimi fillestar deri tek ndërrimi i aplikacioneve dhe përdorimi i veçorisë Photo Booth, që është vetëm për iPad.

iDownloadBlog e paraqet atë duke funksionuar në një iPad Mini dhe e quan si “zhgënjyese” veçorinë e re për kalimin përgjatë aplikacioneve dhe “i pakëndshëm” në çalimin e tij për ndryshim të vëzhgimit të aplikacionet gjatë qëndrimit në atë formë.

Redmond Pie poston po ashtu një video prej 5 minutash në një iPad Mini, që funksionon përgjatë shumë veçorive.

Përdoruesi i YouTube, Andrew Sheridan, ka postuar një video të shkurtër, duke e paraqitur edhe iTunes Radion.

Dhe si shtesë, iDownloadBlog poston një vëzhgim të aplikacionit Voice Memos, që nuk ishte përfshirë në ndërtimin fillestar të iOS 7. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>