Lajmet

Shikoni se si punon pajisja Leap Motion me Windows 8

May 21 2013
0 Shpërndarje
Shikoni se si punon pajisja Leap Motion me Windows 8

leap motionNë blogun zyrtar të Leap Motion është publikuar një video në të cilën shihen mundësitë e pajisjes së tyre në sistemin operativ Windows.

Gjatë krijimit të Windows 8, Microsoft-i shumë vëmendje i ka kushtuar ekranëve me prekje. Megjithatë ky vendim nuk i ka pëlqyer shumicës së përdoruesve desktop të cilët ende nuk kanë ekran me prekje.

Zgjidhjen e këtij problemi e ofron Leap Motion në formën e pajisjes së vogël e cila qëndron para ekranit tuaj dhe detekton çdo lëvizje tuaj të dorës. Ekipi i cili qëndron pas Leap Motion pohon se pajisja ka precizitet prej 0,01 milimetra.

Pajisja Leap në treg do të dal më 27 korrik të këtij viti, ndërsa për 70 dollarë mund ta porosisni që sot nga faqja leapmotion.com.

Në videon në vazhdim mund ta shihni se si Leap punon në shfletues interneti, ndërfaqen Windows 8, programin për vizatime 3D dhe gjëra tjera impresive si funksionaliteti pich to zoom në desktop. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>