Analiza

Shikoni stacionin ndërkombëtar hapësinor të përshkoj hënën në shpejtësinë 23,700 kmh

Jan 1 2015
0 Shpërndarje
Shikoni stacionin ndërkombëtar hapësinor të përshkoj hënën në shpejtësinë 23,700 kmh

ScreenKjo nuk është diçka që do të mund ta vëreni me syrin e lirë, por falë një video të regjistruar mund të themi se sapo kemi parë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) duke fluturuar para dritës së hënës me një shpejtësi tejet të lartë.

Në videon e paraqitur, regjistruar në Ganot të Izraelit nga një fotograf amator dhe astronom i quajtur Gadi Eidelheit, shfaqet hëna e qetë dhe madhështore në një natë të errët. Papritmas, një objekt ngjyrë argjendi përshkon sipërfaqen e saj. Sigurisht që ishte stacioni hapësinor, i cili po kalonte përpara ditës së reflektuar të hënës në shpejtësinë normale të tij prej 17,100 milje në orë ose 27.300 kmh në orë.

Sipas Universe Today, Eidelheit zbuloi pozicionin më të mirë që të arrinte të realizonte videon në fjalë. Pozicionimi i stacionit hapësinor ISS u gjend përmes aplikacionit Heavens Above. Klipet e momentit kur stacioni hapësinor përshkon dritën e reflektuar të hënës janë regjistruar nga një Canon 700D dhe Canon SX50HS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>