Lajmet

Shiriti i historive do të jetë statik në Instagram

Jun 30 2018
0 Shpërndarje
Duket se ka një shtytje të vazhdueshme për përdorim më të madh dhe zbulueshmëri më të mirë - 400 milionë njerëz tani po përdorin çdo ditë Instagram Stories. Shiriti i historive do të jetë statik në Instagram

Tashmë ndërsa ju lëvizni faqen kryesore të postimeve shiriti i historive mbetet i dukshëm.

Zakonisht qëndron në krye dhe nuk ju ndjek poshtë, por në mënyrë të qartë kompania po teston një qasje më të vazhdueshme, më të qëndrueshme, për të mbajtur historitë para jush në çdo kohë.

Kjo duket shumë e bezdisshme për disa, por të tjerë mund ta gjejnë të përshtatshme.

Duket se ka një shtytje të vazhdueshme për përdorim më të madh dhe zbulueshmëri më të mirë – 400 milionë njerëz tani po përdorin çdo ditë Instagram Stories.

Kthimi në krye të aplikacionit nuk ishte i vështirë më parë. Kur u arrit për komente nga The Verge përmes email-it, një zëdhënës i Instagram dha komentin për standardin e testimit të tiparit të ri:

“Ne gjithmonë po testojmë mënyra për të përmirësuar përvojën në Instagram dhe për ta bërë më të lehtë për të ndarë çdo moment me njerëzit që kanë vlerë për ju. ” /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>