Harduer

Shiriti MYO ndjen lëvizjen e muskujve

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Shiriti MYO ndjen lëvizjen e muskujve

myoonarm MYO është një kontrollues i ri lëvizjesh i prodhuar kohët e fundit që mund ta vendosësh në parakrahë.

Ndryshe nga Kinect dhe Leap Motion, që vendosen afër ekraneve të kompjuterit dhe gjurmojnë përdoruesit nëpërmjet ajrit, MYO është një shirit në krahë që e përkthen aktivitetin energjik të muskulit në një kontrollues lëvizjesh.

Thalmic Labs, kompania e prodhimit të MYO, tha se sensorët brenda këtij shiriti janë aq të ndjeshëm sa mund të mbledhin lëvizje individuale të gishtrinjve dhe gjithashtu dhe lëvizjet delikate në të gjitha drejtimet, ndonjëherë edhe para se realisht gishti juaj të lëviz. Një video ilustruese prezanton një grup përdorimesh, si muzika dhe regjistrimi i videove, lojërave video dhe prezantimeve.

Sipas FAQ në uebfaqen e MYO, pajisja do të punojë “jashtë kutisë” me disa përdorime. Përdoruesit duhet ta aktivizojnë këtë kontrollues lëvizjesh me një “gjest unik që është e vështirë të ndodh normalisht”. Ky shirit supozohet të jetë i një madhësie që përshtatet me të gjithë dhe përdor Bluetooth 4.0.

Ndërkohë që MYO është i ndërtuar të punojë me Windows dhe Mac dhe zhvilluesit mund ta integrojnë pajisjen me aplikacionet e tyre Android edhe iOS. Thalmic Labs e ka vendosur çmimin e pajisjes 149 $ dhe planifikon ta shpërndajë në treg në fund të vitit 2013.

MYO duhet të shihet se si punon në botën reale për të parë nëse funksionon si reklamat. myorings

Një pyetje ngrihet nëse MYO do të mund të rrëmbejë vëmendjen nga kontrolluesi Leap Motion, i cili është bërë një fenomen edhe pse nuk ka filluar të tregtohet akoma. Leap kushton vetëm 70 $ dhe do të fillojë të shpërndahet nëpër dyqanet e Best Buy këtë pranverë. Zhvilluesit e aplikacioneve tentojnë të shkojnë ku shkon edhe konsumatori, pra interesi për Leap duhet ti jap mbështetje zhvilluesve.

Kjo është një tregues tjetër që tregon se mënyra se si ne ndërveprojmë me kompjuterët po ndryshon. Ne jemi duke u munduar ta shohim realitetin në një tjetër këndvështrim bashkë me pajisjet e tjera si Google Glass dhe Mixed Reality të Canon, apo edhe me Oculus Rift një pajisje për lojërat virtuale.

Njohja e fytyrës, FBI investon 1 miliardë dollarë

Ndërkohë një ish pjestarë i Microsoft-it po prezanton një kompjuter desktop 3D të quajtur SpaceTop që kombinon kontrolluesin e lëvizjeve me një shfaqe transparente për të krijuar hapësira pune tre-dimensionale.

A e imagjinoni botën pa telekomandë

Të gjitha këto zhvillime do të hapin rrugën për tipe të reja softueresh dhe për punë edhe për të luajtur. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>