Harduer

Shishja “e mençur” Heineken ndriçon kur ju ngrini dolli

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Shishja “e mençur” Heineken ndriçon kur ju ngrini dolli

Të pish birrë tashmë do mund të shndërrohet në një eksperiencë me të vërtetë interaktive.

Mesa duket të hapësh një shishe birre dhe të ngresh dolli me miqtë nuk ishte e mjaftueshme për Heineken, e cila ka prezantuar prototipin e shishes së re Heineken Ignite http://heinekenignite.tumblr.com/ në Javën e Dizajnit në Milano.

Shishja përfshin disa sensorë shumë të vegjël, dioda emetuese të dritës (LED) si dhe suporton rrjetet wireless.

Teknologjia mund të identifikojë nëse shishja thjesht është vendosur mbi tavolinë, nëse dikush është duke pirë prej saj si dhe momentin e përdorimit për ngritjen e dollisë.

Është programuar në mënyrë të tillë që veprime të ndryshme të aktivizojnë efektin e dritës ose mund të aktivizohen në distancë dhe dritat ndizen herë pas here sipas ritmit të muzikës.

Në pjesën e poshtme të shishes ndodhet një hapësirë e izoluar që shërben për vendosjen e qarkut të ndërtuar nga platforma harduer dhe softuer Arduino.

Në të përfshihen 8 LED që ndriçojnë, një procesor 8 bit, një matës shpejtësie për të identifikuar llojet e ndryshme të lëvizjeve si dhe një transmetues wireless për të komunikuar me botën e jashtme. Të gjitha këto pjesë mbahen në një vend të printuar me printer 3D që mund të ripërdoret.

Teknologjia e krijimit të Heineken Ignite ka fokusin e saj në ndriçim sesa në funksionim. Sensorët apo lidhja në rrjet wireless nuk e bën atë aspak praktik për përdorim shtëpiak, por nëpër festa do të preferohej me të vërtetë shumë nëse Heineken vendos ta përhapë atë sa më shumë. (PCWorld Albanian)

heiniken

Lajmet e fundit>