Ja se si

Shitni fotografitë te agjencitë online

Aug 1 2008
0 Shpërndarje
Shitni fotografitë te agjencitë online

Por tani thjesh duhet të ngarkoni skedarët digjitalë tek agjensitë online, disa prej të cilave janë shumë miqësore me fotografët e thjeshtë që duan të fitojnë ndonjë cent nga hobi i tyre.

iStockphoto.com ofron çmim të arsyeshëm me 20 përqind për shumicën e fotove. Mund të vendosni çmimin e fotove, nga një deri 40 dollarë. Regjistrohuni, vendosni fotot tuaja dhe prisni që t’ju vijnë të hollat. Jo të gjitha fotot do të pranohen, sidoqoftë vendosni disa fotografi provuese për të marr aprovimin nga faqja. Një faqe tjetër që kërkon të dërgoni fotot për aprovim është Shuterstock (www.shutterstock.com). Pasi regjistroheni, do të merrni 25 cent për çdo shitje. Kjo nuk po duket shumë dhe nuk është por Shuterstock reklamon se nëse arrini 2000 shkarkime në muaj, fitoni 500 dollarë. Shumica prej nesh mund të arrijë vetëm një pjesë të vogël të kësaj shume, por qëllimi është të mbani portofolion tuaj të freskët, duke vendosur gjëra të reja dhe poza të mira.

Lajmet e fundit>