Analiza

Shitblerje.com në stil të “eBay”

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Shitblerje.com në stil të “eBay”

Portali i ri shitblerje.com, që siç tregon edhe emri ka të bëjë me shitje dhe blerje të produkteve, ka kaluar gjatë mesit të muajit gusht fazën e testimit dhe është shpalosur para publikut në një format të ri dhe krejtësisht ndryshe prej asaj që ishte më parë. 

Tani shitblerje.com është shndërruar në një dyqan elektronik online ku konsumatorët prej shtëpisë së tyre mund të porosisin produkte me çmime shumë atraktive dhe t’i pranojnë ato direkt në shtëpi. Dhe kur ta pranojnë pakon atëherë ata bëjnë pagesën tek posta që sjellë atë, duke mos u futur në këtë formë në telashet e pagesave online. 

Lista e produkteve që ofrohen sa shkon e zgjerohet dhe lloje e tyre shkojnë prej printerëve e laptopëve deri tek orët e dorës, veshmbathjet e librat. 

Shisni produktet në shitblerje.com

Portali në mes tjerash për dallim prej disa ofertave tjera që janë online dhe në shërbim të konsumatorëve në Kosovë (si merrjep.com e të tjerë), mundëson që të aplikoni për një llogari shitësi dhe më pas, pas aprovimit të llogarisë ofrohet mundësia që produktin tuaj ta dërgoni tek shitblerje.com dhe ata më pas kur të bëhet shitja do të transferojnë paratë në llogarinë bankare të personit që ka dërguar produktin për shitje. 

Edhe pse në Kosovë ende nuk funksionon eBay, prezantimi i një zgjidhjeje të këtillë për shitje dhe blerje, qoftë të produkteve të reja apo të vjetra, është mjaft atraktive dhe pritet që do të shfaqe rezultatet në të ardhmen e afërt. Sipas zyrtarëve që janë në pronësi të portalit, përkatësisht kompania ITBM Group LLC, në të ardhmen do të ketë edhe oferta shumë atraktive për produkte të reja që nuk do të mund t’i gjejnë konsumatorët në asnjë vend tjetër. 

Risi, përkrahja teknike online 

Një risi tjetër që ende nuk e kemi parë tek asnjë portal, është mundësia për përkrahje teknike për të gjithë vizitorët e portalit, të cilët prej orës 9 të mëngjesit e deri në ora 17:00 kanë mundësi që me një klikim në ballinë të kërkojnë ndihmë apo informata shtesë rreth një problemi që kanë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>