Lajmet

Shiten 100 milionë licenca të Windows 8

May 8 2013
0 Shpërndarje
Shiten 100 milionë licenca të Windows 8

Edhe pse është kritikuar mjaft shumë dhe nuk është pritur se do të arrijë sukses edhe aq të madh sa paraardhësi i vet, sistemi më i ri operativ i ndërmarrjes Microsoft, Windows 8, deri tani është shitur në më tepër se 100 milionë kopje.

I lëshuar së pari në tetorin e vitit 2012, Windows 8 dhe Windows RT deri në janarin e këtij viti janë shitur deri 60 milionë licenca, ndërsa që nga janari e deri tani janë shitur 40 milionë licenca të tjera.

Në këtë shifër përfshihen të gjitha blerjet e bëra me PC të ri, apo me tablet, si dhe përditësimet dhe kalimet nga versionet e kaluara të sistemit operativ Windows në versionin më të ri.

“Ne së fundi tejkaluam vlerën prej 100 milionë licencave të shitura për Windows 8. Ky numër përfshin licencat e Windows-it që vijnë me një tablet ose PC të ri, e po ashtu edhe përditësimet në Windows 8. Kjo paraqet një ngritje nga numri prej 60 milionë licencash që ofruam në janar. Ne po ashtu e kemi parë rritjen e numrit të pajisjeve të certifikuara për Windows 8 dhe Windows RT në 2,400 pajisje, dhe jemi duke parë më tepër dhe më tepër pajisje të ndjeshme në prekje në bashkim”.

Microsoft-i foli po ashtu edhe për Windows Blue, që do të jetë një përditësim madhor në Windows 8 dhe ndërmarrja e konfirmoi se do të vijë para fundit të këtij viti.

“Windows Blue është një emër kodimi për një përditësim që do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit, duke e ndërtuar vizionin e spikatur përpara me Windows 8 për të shpërndarë gjeneratën e ardhshme të tabletëve dhe PC-ve. Ai do të shpërndajë nismat më të reja përgjatë një vargu të gjerë që është në rritje të llojeve të ndryshme të të gjitha madhësive, paraqitjeve, jetëgjatësive të baterive dhe funksionimit, teksa krijon mundësi të reja për ekosistemin tonë. Ai do të ofrojë më tepër opsione për biznese dhe do t’iu japë konsumatorëve më tepër opsione për të punuar dhe luajtur”.

Ndërmarrja Microsoft nuk dha ndonjë datë të saktë për daljen e Windows Blue, por sapo të paraqitet, do të mundohemi që të ju lajmërojmë. (PCWorld Albanian)

windows   8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>