Biznes

Shiten 70 milionë PlayStation 3

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Shiten 70 milionë PlayStation 3

Sony tha të premten që ka shitur 70 milionë konzolla PlayStation 3 më herët gjatë këtij muaji, arritje kjo e cila dështoi të përkojë me popullaritetin e paraardhësit të vet, por mbijetoi për t’u bërë një produkt madhor i ndërmarrjes.

PlayStation 3 doli në shitje në nëntorin e vitit 2006. PlayStation 2, për gjashtë vite që nga lëshimi i vet në marsin e vitit 2000, shiti mbi 100 milionë njësi.

PS3 u lëshua pas një shtyrje prej 6 muajsh dhe u ballafaqua me konkurrencë të menjëhershme nga Wii i Nintendos, që është një alternativë shumë më e lirë që paraqiti konceptin e kontrolluesve me gjeste.

Konzolla e Sony-it përmbante një procesor qendror të posaçëm të zhvilluar me IBM dhe Toshiba, çipin e fuqishëm Cell, që mori vite dhe miliona dollarë për t’u zhvilluar.

Vëzhgimet e konzollës në fillim ishin shumë optimiste, bazuar në potencialit e vet më të madh se disa lojëra që ishin në dispozicion në kohën kur u lëshua, por disa ishin shumë kritikë rreth asaj se si paraqitja ishte kryer.

PCWorld e vlerësoi pajisjen PS3 si njërën nga “Top 21 dështimet në teknologji të 2006-ës”, duke e kritikuar lëshimin e vonshëm dhe çmimin e lartë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>