Biznes

Shiten 76 milion copë të Xbox 360

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Shiten 76 milion copë të Xbox 360

Microsoft ka njoftuar me krenari se që nga lançimi i Xbox 360, nga viti i largët 2005 deri më sot janë shitur 76 milion kopje të kësaj konsole në mbarë botën.

Që nga dalja e kësaj konsole në treg në nëtor të vitit 2005 (në Europë arriti në dhjetor) janë shitur më shumë se 76 milion kopje të Xbox 360 – njoftoi Microsoft. Përveç shitjes së mirë të vet konsolës, për të cilën Microsoft ndihet shumë krenar, suksese të mira arriti edhe Kinect, i cili që nga dalja në treg u shit në 24 milion copë.

Statistikat e mëtejshme tregojnë se për shërbimin Xbox Live deri më tani janë regjistruar më shumë se 46 milion përdorues, numri i të cilëve në baze vjetore ka rritje prej 15%.

Përveç këtyre statistikave interesante Microsoft-i i publikoi edhe disa tjera të parëndësishme, por jo më pak interesante se ato të lartë përmendurat, në të cilat thuhet se përdoruesit e shërbimit Xbox Live gjatë vitit të kaluar kanë harxhuar rreth 18 miliardë orë në “shërbimet argëtuese” te ofruara nga Xbox 360 (ky informacion përveç shikimit të filmave, dëgjimit të muzikës përfshin gjithashtu dhe shërbimet tjera të disponueshëm në Xbox Live).

Përdoruesi mesatar në Xbox 360 kalon 87 orë në muaj, që gjithashtu paraqet një rritje prej 10% në krahasim me vitin 2011.

Shiten 70 milionë PlayStation 3

Është interesante të përmendet se Xbox 360 në listën e konsolave më të shitura në ShBA gjendet për një kohë rekord prej 24 muajsh, dhe se gjatë gjithë kësaj kohe me sukses u përball me konsolat e reja, përfshirë Nintendo Wii, 3DS dhe PS Vita.

Prezantimi i pasardhësit të Xbox 360 pritet të bëhet në panairin e sivjetën E3 i cili do të mbahet nga data 11 – 13 qershor. (PCWorld Albanian)

Xbox 360

Tags >

xbox
Lajmet e fundit>