Biznes

Shiten të gjitha njësitë e edicionit të limituar GOLD të BlackBerry Passport

Jan 25 2015
0 Shpërndarje
Shiten të gjitha njësitë e edicionit të limituar GOLD të BlackBerry Passport

gold-passport-630x372Kanë kaluar vetëm pak kohë që nga momenti kur kompania BlackBerry hodhi në treg versionin e limituar ngjyrë të artë të BlackBerry Passport. Mjaftoi kaq kohë që të gjitha njësitë e hedhura në treg të shiteshin. Ky version kishte një gdhëndje speciale dhe ishte i veshur nga një lëkurë e shtrenjtë. Ai gjithashtu ishte në disa pjesë ngjyrë floriri dhe përmbante disa detaje të veçanta.

Telefoni u shit për 899 dollar në Shtetet e Bashkuara dhe 999 dollar në Kanada. Kompania i dha mundësinë të interesuarve të blinin 3 telefona të tillë vetëm me një porositje. Për fat të keq BlackBerry bëri të disponueshmë vetëm 50 njësi të tilla ndaj janë të paktë ata që do përjetojnë një eksperiencë luksoze në përdorimin e një smartfoni të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>