Lajmet

Shiten të gjithë telefonët e projektuar për dizajnuesit me Firefox OS

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Shiten të gjithë telefonët e projektuar për dizajnuesit me Firefox OS

Dy smartfonët e parë që operojnë me sistemin operativ mobile Firefox OS kanë dalë në shitje ditën e martë dhe janë shitur të gjithë menjëherë.

Pajisjet e reja, të cilat janë të prodhuara dhe njëkohësisht shiten nga Geeksphone (Spanjë), fokusohen tek ndërtimi dhe testimi i aplikacioneve për Firefox OS.

Këta smartfonë kanë versione zhvilluesi të Firefox OS si dhe nuk janë të lidhura për të punuar me vetëm një kompani telefonike. Në këtë mënyrë zhvilluesit mund të punojnë nga kudo ku ndodhen në botë si dhe kanë mundësi të përditësohen rregullisht me versionin më të ri të Firefox OS.

Dy pajisjet që u hodhën në shitje dje ishin Peak, i cili kushton 194 $ dhe ka procesor Qualcomm 8225 dual-core 1.2GHz, ekran 4.3-inç, kamera ballore dhe të pasme, si dhe një “Keon” që kushton $ 119 (pajisjet e vogël që ka procesor Qualcomm 1GHz Cortex-A5, ekran 3.5-inç, dhe 512 MB RAM.)

Pajisje të tjera në verë

Listës së kompanive që do të prodhojnë me Firefox OS do t’i shtohen gjatë kësaj vere edhe Sony, Huawei, dhe LG. Se sa mirë do të pozicionohet Firefox OS kundrejt iOS apo Android, do ta shohim së shpejti.

Deri atëherë, ata që duan ta provojnë simulatorin mund ta shohin atë online (Firefox OS Simulator) si dhe të krijojnë apo të testojnë aplikacione në desktop. Një opsion tjetër është edhe instalimi i sistemit në pajisjen tuaj (install Firefox OS ). (PCWorld Albanian)

firefox tel

Lajmet e fundit>