Biznes

Shitet kompjuteri Apple 1 për rreth 400 000 $

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
Shitet kompjuteri Apple 1 për rreth 400 000 $

apple pcNjë kompjuter i rrallë Apple 1, ndër të parat e ndërtuara nga startup-i i asaj kohë nga Steve Jobs dhe Steve Wozniak – është shitur në ankand për rreth 400 000 $.

Kompjuteri ka vlera historike, është ndërtuar me dorë në garazhdin e shtëpisë së prindërve të Jobs-it në vitin 1976 dhe është shitur për 387 750 $ në një ankand online. Pajisja raportohet të jetë shitur nga një psikolog në pension nga Kalifornia dhe të jetë blerë nga një klub koleksionistësh italian.

Faktikisht, çmimi ka qenë mjaft i mirë. Pse? Sepse, një kompjuter tjetër Apple 1 është shitur në ankand për 671 400 $ në maj të këtij viti. Ai theu rekordin e mëparshëm të kompjuterëve Apple 1, i cili ishte 640 000 $. Pajisja që u shit këtë javë ishte menduar të shitej fillimisht për një shumë që arrinte deri në 500 000$.

Kompjuteri përmban thjesht bordin qëndror dhe komponentët e tjerë, të cilët, sipas faqes së ankandit, janë të gjithaa në punë. Apple 1 i shitur në maj përfshinte edhe monitorin origjinal. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>