Harduer

Shitet motherboard-i i parë origjinal i Apple për 374.500 USD

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Shitet motherboard-i i parë origjinal i Apple për 374.500 USD

Një motherboard origjinal i kompjuterit të Apple u shit dje me 374,500 dollarë. Ankandi në fillim e vlerësoi atë në çmimin prej 120,000-180,000 dollarë.

I paraqitur nën “Fine Books and Manuscripts”, motherboardi është operacional dhe është i cilësuar si “Apple Computer 1” dhe daton që nga viti 1976.

“Mendohet që më pak se 50 kompjutera Apple mbijetuan” – raporton Sotheby në shënimet e katalogëve.

Pjesa ikonike e historisë së teknologjisë ka një mikroprocesor MOS Technologies 6502 dhe 8 kilobajtë RAM. Kompjuterat origjinalë Apple 1 u shitën në vitin 1979 për 666.66 dollarë dhe nuk përfshinin monitor, tastierë, këllëf ose furnizues me energji elektrike. Vetëm 200 kompjuterë Apple 1 ishin shitur.

Mënyra se si doli në treg Apple 1 tregohet në shënimet e katalogut nga Sotheby.

“Kur Steve Wozniak dhe Steve Jobs prezantuan kompjuterin Apple I të Klubit Homebrew Computer në 1976, ishte shkarkuar nga të gjithë, por Paul Terrell, i cili është poseduesi i një vargu të dyqaneve, e quajti Byte Shop. Terrell porositi 50 kompjuterë për 500 dollarë, duke këmbëngulur që bordi i qarkut vjen plotësisht i grumbulluar për dallim si pjesët DIY të ngashme me Altair dhe Jobs dhe Woz arritën që të prodhonin kompjuterët e kërkuar në 30 ditë. Ata vazhduan prodhimin, duke kirjuar 50 Apple I shtesë për t’ua shitur shokëve dhe 100 të tjerë shtesë për t’ua shitur shitësve me pakicë, me një çmim pakice prej 666.66 dollarë. Ky numër mori shumë ankesa nga të krishterët konservatorë, por ofroi një rezultat fitimprurës prej 33 %.”

Një shkrim nga Steve Jobs në Atari ishte shitur në ankand për 27,500 dollarë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>