Harduer

Shitet në ankand kompjuteri i parë Apple për shumën rekord 671 400 $

May 28 2013
0 Shpërndarje
Shitet në ankand kompjuteri i parë Apple për shumën rekord 671 400 $

Plot 671 400 $ janë shpenzuar këtë fundjavë nga një djalosh aziatik për blerjen e një kompjuteri Apple.

Nuk bëhet fjalë për një MacBook Pro prej ari apo një iMac të mbuluar me gurë diamanti përkundrazi, bëhet fjalë për kompjuterin më të vjetër të kompanisë Apple të quajtur Apple-1, i cili është shitur për këtë shumë parash në një ankand të zhvilluar ditën e shtunë.

Apple-1, ashtu si e tregon edhe emri është kompjuteri i parë i prodhuar në vitin 1970 nga dy themeluesit e gjigantit të teknologjisë Steve Wozniak dhe Steve Jobs, i cli është shitur fillimisht për 666 $. Nga 200 pajisje të tilla të prodhuara, mendohet se vetëm 50 prej tyre ekzistojnë dhe nga këto të fundit aktualisht vetëm 6 janë në gjendje pune dhe funksionojnë si duhet.

Kompjuteri është tepër i thjeshtë pasi përfshin në ndërtimin e tij vetëm një pajisje mbajtëse të qarqeve dhe disa komponentë të tjerë. Disponon një memorie RAM prej 8KB dhe nuk ka as monitor dhe as tastierë.

Lonnie Mimms, koleksionist i produkteve Apple, i cili zotëron edhe vetë dy kompjuterë Apple-1 mendon se ky version i kompjuterit Apple është një produkt kaq i suksesshëm në ankand për shkak të statusit aktual që ka në botë kompania Apple.

Kjo pajisje kaq e thjeshtë shënon fillimin e kësaj kompanie gjigante. Madje një nga zhvilluesit e ankandit beson se aktualisht kompjuteri Apple-1 përbën një simbol madhështor të ëndrrës amerikane.

Personi që ka ofruar shumën marramendëse për blerjen e kompjuterit të parë Apple është një sipërmarrës shumë i pasur nga Lindja e Largët, i cili preferon të mbetet anonim. (PCWorld Albanian)

apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>