Lajmet

Shitet në një ankand bamirësie, iPadi i Papës për 30.500$

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Shitet në një ankand bamirësie, iPadi i Papës për 30.500$

pope_ipad.0

Teknologjia ka prekur të gjitha shtresat dhe moshat në ditët e sotme. Kohët e fundit kemi parë shumë njerëz të showbiznes-it apo politikanë që përdorin një smartfon apo tablet, por a e kishit menduar ndonjëherë që dhe vet Papa përdor një iPad? Sigurisht që po, por tani ai ka vendosur ta shesë atë në një ankand dhe të ardhurat nga shitja do të përdoren për bamirësi. Ashtu si Reuters raporton, tableti u ble nga një blerës i paidentifikuar për 30.500 dollar, para të cilat do të investohen në një shkollë për të varfërit.

Por çfarë ndryshimi ka ky iPad nga një i zakonshëm? Ndryshimi qëndron në pjesën e pasme të tij ku është shkruar “His Holiness Francisco. Servizio Internet Vatican, March 2013”. Ai vjen gjithashtu i shoqëruar nga një stemë e Vatikanit dhe një tastjerë ngjyrë të zezë.

Pope Francis njihet për ‘përqafimin’ që i ka bërë teknologjisë gjatë mandatit të tij në Vatikan. Ai e ka cilësuar internetin si një mënyrë e fuqishme komunikimi dhe dialogimi mes besimeve dhe kulturave madje ai arriti deri aty sa e përshkroi internetin si një dhuratë nga Zoti. Ai mbajti dhe një bisedë të hapur në Google Hangout me fëmijët me aftësi të kufizuara. iPad-i i shitur nuk përbën sendin e parë personal që Papa shet përmes një ankandi, më përpara ai ka shitur dhe një motor Harley Davidsson për 320.000$. (PC World Albanian)

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>