Biznes

Shitet të gjithë pajisjet Nexus 4 me 8 GB dhe nuk ka rikthim të tyre në treg

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Shitet të gjithë pajisjet Nexus 4 me 8 GB dhe nuk ka rikthim të tyre në treg

nexus  4Pasi Google bëri një ulje të çmimit prej 100 dollarësh të pajisjes së vet Nexus 4, versioni me disk prej 8 GB i telefonit është shitur i tëri në dyqanin Play.

Siç duket, ulja e çmimit ishte më tepër si një shitje për pastrim, sidoqoftë, Google tregon për The Verge që modeli më i lirë nuk do të rikthehet në treg.

Varianti prej 16 GB është ende në dispozicion për 249 dollarë dhe version prej 8 GB mund të mbetet në dyqanin Play në disa shtete të tjera derisa sa të ketë në dispozicion, por siç duket, ata që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë humbur mundësinë që të marrin një telefon më të lirë se 200 dollarë nga Google.

Nexus 4 fillimisht u lajmërua tetorin e kaluar dhe çalon për lidhje LTE, kështu që një përditësim në të ardhmen do të ishte i mirëpritur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>