Biznes

Shitet ueb domaini Ebola.com për 200.000 $

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Shitet ueb domaini Ebola.com për 200.000 $

5a295d357c3d8cdd5cfc5ddd3cb768a0a569d198Pronarët e uebfaqes Ebola.com kanë përfituar një shumë prej 200.000 dollarësh nga shitja e kësaj faqeje online. Ky ubsajt tërhoqi një vëmendje të madhe pas përhapjes gjithnjë e më shumë të sëmundjes Ebola.

Sipas një burimi, blerësi ishte një firmë ruse e quajtur Weed Growth Fund, më përpara e njohur si Ovation Research. Faqja Ebola.com promovonte dhe përdorimet mjekësore të Cannabis Sattiva. Arsyet e shitjes nuk janë ende të qarta, gjithashtu shefi dhe krijuesi në të njëjtën kohë u shpreh se kjo lëndë, praktikisht e ndaluar në shumicën e shteteve te botës, mund të përdoret për kurimin e sëmundjes së Ebolës.

Ebola.com është një faqe shumë e frekuentuar pasi paraqiste informacion apo artikuj që përmbanin fakte apo pyetje të shpeshta rreth kësaj sëmundjeje. Sëmundja e Ebolës ka regjistruar deri më tani 4.900 viktima dhe 10.000 individë të prekur kudo në botë. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>