Analiza

Shitja e celularëve të mençur vazhdon me rritje

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Shitja e celularëve të mençur vazhdon me rritje

Një studim i ri nga IMS Research parashikon se shitjet e celularëve të mençur gjatë këtij viti do të arrijnë në një total prej 420 milion njësish, duke llogaritur në këtë formë rreth 28 për qind të tregut të përgjithshëm të pajisjeve. Me shfaqjen e modeleve më të lira në periudha më të shpeshta, shitjet e celularëve të mençur ka gjasa të arrijnë në një miliard njësi të shitura gjatë secilit vit, apo çdo i dyti celularë i shitur të jetë “celularë i mençur”. 

“Por pavarësisht shifrave të larta, dhe apetitit të vazhdueshëm të konsumatorëve, është e qartë se jo të gjithë prodhuesit janë të pozicionuar mirë në treg për të kapitalizuar këtë trend të tregut” tha në një deklaratë analisti i IMS, Josh Builta. “Për shembull, LG edhe pse është prodhuesi i tretë më i madh i celularëve në botë, ai ka ofruar një portofol shumë të limituar me celularë të mençur, që është një faktor që ka rezultuar me atë që kompani të ketë më pak se tre për qind të pjesëmarrjes në tregun e celularëve të mençur në vitin 2010”.

Nokia është një kompani tjetër që nuk po përfiton nga rritja dramatike e celularëve të mençur, me ç’rast shitjet e çerekut të dytë kanë arritur në 16.7 milion njësi, një rënie për më shumë se një të tretën krahasuar me çerekun e njëjtë një vit më parë.

“Qartë dinamika kyçe në konkurrencën e pajisjeve mobile gjatë viteve të fundit ka qenë paaftësia e liderëve tradicional të tregut për të mos njohur dhe për të mos u përshtatur me nivelin e ri të tregut të celularëve të mençur” tha Builta. “Kjo është arsyeja për dështimet dhe për krijimin e pajisjeve me dizajnim dhe prodhim të dobët, me ndërfaqe të pakënaqshme dhe me portofole që nuk ofrojnë produkte me veçori të dallueshme. Këto lapsuse kanë krijuar mundësi që të rinjtë që po futen në treg të kenë pozicionim të mirë, dhe të ndiqen në mënyrë agresive. 

Përfituesit si Apple, Samsung e HTC nuk janë befasi. “Apple do të shkojë tutje në pjesëmarrje, dhe sigurisht do të ndikojë paraqitja e iPhone 5”, ndërsa sipas Builtas HTC e Samsung janë gjithashtu duke ndërtuar pozicione të fuqishme. Sipas tij Android do të jetë sistemi operativ dominues në vitin 2015, fal adoptimit të shpejtë dhe shfrytëzimit të tij prej prodhuesve të ndryshëm. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>