Harduer

Shitja e Xbox 360 vazhdon të rritet

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Shitja e Xbox 360 vazhdon të rritet

Microsoft ka shpalosur të dhënat fiskale për këtë vit, dhe shitjet e Xbox 360 janë solide dhe vazhdojnë të rriten (pavarësisht shkallëve të larta të dështimit). Nëse shitjet vazhdojnë të ecin ashtu siç kanë qenë, Xbox 360 do të duhej të arrijë në 50 milion kopje të shitura gjatë këtij viti apo deri në fillim të vitit 2011.

Examiner.com ka treguar prej fillimi si ka filluar rritja e shitjes nëpër vite të Xbox 360 në këtë formë: 2005 – 2006 5.0 milion njësi të shitura, 2006 – 2007 11.6 milion njësi të shitura, 2007-2008 20.3 milion njësi të shitura,, 2008-2009 31.4 milion njësi të shitura, dhe 2009-2010 40.2 milion njësi të shitura.

Sony dhe Nintendo nuk kanë shpalosur figurat e tyre të shitjes, por bazuar në dhjetorin e vitit të kaluar, PS3 ka pasur 33.5 milion njësi të shitura, gjersa Wii ka pasur mbi 67 milion njësi të shitura. Prej të tri platformave konkurruese, PS3 ka qenë produkti më i shitur në muaj, kur u shpalosën shifrat e fundit.

Lajmet e fundit>