Analiza

Shitja e lojërave në rënie, por Xbox shënon shitje rekorde në vitin 2010

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Shitja e lojërave në rënie, por Xbox shënon shitje rekorde në vitin 2010

NPD Group, që publikoi raportin e saj të dhjetorit dhe raportin vjetor në lidhje me video lojërat në vitin 2010, tha më herët gjatë ditës së sotme se shitjet e video lojërave gjatë këtij viti kanë arritur një vlerë prej 18.58 miliard dollarë. Në vitin 2009 kjo shifër ishte 19.66 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2008 ishte 21.4 miliardë dollarë.

NPD ka thënë se humbja mund të atribuohet edhe tek rënia prej 13 për qind në shpenzimet për harduer, si dhe për rënien prej 6 për qind në shitjen e softuerit të video lojërave të reja, prej viti në vit.  Shpenzimet e konsumatorëve për lojëra të reja dhe të përdorura, si dhe përmbajtjet e shkarkuara, kanë pësuar një rënie të njëtrajtshme prej 1 për qind. Ndërsa sipas kompanisë, pjesët shtesë për lojëra kanë pësuar një rritje të fuqishme prej 13 për qind në krahasim me shifrat e vitit 2009, si dhe me shitjet e tyre në vlerë prej 853.2 milion dollarë vetëm për muajin dhjetor.

Microsoft Xbox 360, gjithashtu shkëlqeu gjatë këtij viti dhe arriti të shes 42 për qind më shumë konzolat gjatë vitit 2010 sesa që ka bërë një vit më parë. Në veçanti muaji dhjetor ishte mjaft i mirë për platformën e pranishme në treg qe 5 vite, duke arritur shitjet më të mira brenda një muaji, me 1.9 milion njësi të shitura.

Në mënyrë që të arrihen këto rezultate, Microsoft ka thënë se ka ofruar numër të madh të njësive për shitje, edhe pse pavarësisht kësaj ajo është përballur me situata pa furnizim gjatë fundit të muajit dhjetor. Por në anën tjetër ekspertë parashohin që shitjet e njësive të vazhdojnë me ritëm të ngjashëm edhe në janar edhe në shkurt të këtij viti.

Sa i përket tregut të lojërave për PC, ajo ka pësuar një ringjallje të vogël në vitin 2010, duke u rritur 3 për qind në krahasim me vitin 2009 në terme të lëvizjes së softuerit shitës fizik. NPD ka thënë se shpenzimi ishte më i madh gjithashtu edhe në lojëra të përdorura , lojëra të shkarkuara dhe kopje digjitale të lojërave. Udhëheqës i shitjes së lojërave për PC ishte World of Warcraft: Cataclysm. NPD gjithashtu theksoi se pjesa e dytë e shumëpritur e Starcraft, StarCraft 2: Wings of Liberty, ishte në tandem me WoW me 14 për qind të pjesëmarrjes në shitjet totale të lojërave për PC, gjatë vitit të kaluar.

Në taborin e konzolave, Call of Duty: Black Ops ishte i renditur në maje, me një shitje të 12 milion kopjeve për më pak se dy muaj. Pas saj renditej EA Madden NFL 11, Microsoft Halo: Reach dhe Super Mario Bros i ri tek Nintendo Wii. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>