Softuer

Shitjet e ‘Aion’ në Evropë dhe Amerikë i afrohen një milionëshit

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Shitjet e ‘Aion’ në Evropë dhe Amerikë i afrohen një milionëshit

Tani sipas Gamespot, MMO-ja nga NCsoft, pra Aion ka arritur pothuajse në një milion kopje të shitura në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Siç duket kompania ka lajmëruar në raportin e saj financiar të çerekut të tretë se kjo MMO  ka arritur të shesë mbi 500.000 kopje në Amerikën Veriore dhe mbi 470.000 kopje në Evropë. Aion i ka dhuruar NCsoft-it një shtytje mjaft të fuqishme, dhe të hyrat për çerekun më të fundit ishin në rritje për 112 përqind në 142 milion dollarë, dhe neto të hyrat gjatë periudhës korrik – shtator raportohet se janë rritur për 836 përqind në 40 milion dollarë.

Tek loja Aion, lojtarët mund të nisen në një betejë që zhvillohet mes krijesave qiellore, pasi që fati i botës së magjishme Atreia është në balancë. Një pjesë kryesore e lojës është fluturimi, dhe lojtarët mund ta përdorin këtë veçori për të hulumtuar lokacione të reja, të luftojnë kundër armiqve dhe të përfundojnë detyra gjatë lojës.

Lajmet e fundit>