Biznes

Shitjet e Amazon shënojnë ngritje me 22 % në tremujorin e dytë

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Shitjet e Amazon shënojnë ngritje me 22 % në tremujorin e dytë

Amazon të enjten raportoi një humbje neto prej 7 milionë dollarësh, ose 2 centë për aksion, në 15.7 miliardë dollarë të hyra për tremujorin e dytë të vitit 2013.

Shifrat për shitjet e ndërmarrjes që ishin si cak, u ngritën me 22 për qind nga tremujori i mëhershëm i këtij viti, por analistët pritnin që të jetë përfitimi 5 centë për aksion. Po ashtu, Amazon tha që parashikon që të hyrat gjatë tremujorit të tretë të jenë mes 15.45 miliardë dollarë dhe 17.15 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, Amazon ka projektuar një humbje neto për tremujor. Ndërmarrja menjëherë nuk e adresoi humbjen. Në një deklaratë të përgatitur, drejtuesi i kësaj ndërmarrjeje, Jeff Bezos tha: “Ne jemi shumë mirënjohës për konsumatorët tanë për reagimin e tyre për pajisjet Kindle dhe ekosistemin tonë dixhital.

Këtë tremujor të kaluar, top 10 gjërat tona të shitura në mbarë botën ishin produktet dixhitale – Kindle, Kindle Fire HD, aksesorët dhe përmbajtja dixhitale. Në tremujorin e kaluar, Amazon do të raportonte të hyra që zhgënjenin Wall Street-in, që dëshironte të shihte më tepër fitime”.

Por Bezos, ndjek këshillën e vet kur bëhet fjalë për strategjinë e shpenzimeve të ndërmarrjes. Gjatë viteve, Amazon ka investuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës së vet, me siguri në mundësinë e vet për të sjell shitje teksa zgjerohet në tregjet e reja. Përfitimet? Ato do të vijnë dikur. Tani shumica e analistëve e besojnë atë argument. Në të vërtet, tregu i Amazon është rreth 20 për qind për këtë vit. Fatkeqësisht, thirrja për konferencë e mbajtur nga Amazon për të diskutuar fitimet e veta gjatë tremujorit të dytë nuk ishte shumë e qartë.

Amazon nuk dha hollësi për vazhdimin e linjës së vet të kompjuterëve tablet Kindle ose shërbimin në ueb të Amazn. Shefi financiar i ndërmarrjes, Tom Szkutak ishte mjaft “optimist” dhe i “gëzuar” për pjesët e panumërta të biznesit të Amazon dhe perspektivat e veta afat-shkurta. Por kjo është se si shkojnë thirrjet për të hyra të Amazon. (PCWorld Albanian)

amzn shitje

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>