Analiza

Shitjet e celularëve të mençur po vazhdon me rritje

Apr 7 2011
0 Shpërndarje
Shitjet e celularëve të mençur po vazhdon me rritje

Sipas raportit nga kompania Gartner që merret me analiza të tregut në vitin 2015, çmimet e reja dhe më të lira do të mundësojnë që shitjet të arrijnë përtej një miliard njësish të shitura. Pritet që dy të tretat e celularëve të mençur në një periudhë kohore prej katër vitesh të kushtojnë më pak se 300 dollarë.

Sistemi operativ Android i Google do të përfitojë më së shumti nga rritja, dhe sipas analistëve vitin tjetër Android do të ketë gjysmën e tregut të botës, e gjithashtu duke theksuar se këtë vit ka marrë kurorën e Symbian si lider i tregut. Google do të mbajë në nivel të njëjtë aksionet deri në vitin 2015.

Gartner gjithashtu pret që Nokia të përfitojë një sukses të ri me sistemin operativ të Microsoft, dhe do të del nga kriza e vazhdueshme me Symiban. Këtë vit Windows Phone 7 do të ketë rreth 6 për qind të shitjeve, por në vitin 2015 thuhet se do të tejkalojë Apple iOS-in me rreth 20 për qind.

Në anën tjetër për Apple thuhet se do të ketë 19 % të aksioneve në treg deri në vitin tjetër, kurse në vitin 2015 pritet të ketë një rënie në 17%. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>