Harduer

Shitjet e Galaxy S8-ës 30% më të larta se Galaxy S7-ës në Shtetet e Bashkuara

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
Ky informacion vjen në mbështetje të qëndrimeve të Koh Dong-jin, presidentit të Samsung Mobile, i cili thoshte se “tregu është përgjigjur më mirë sesa prisnim.” Shitjet e Galaxy S8-ës 30% më të larta se Galaxy S7-ës në Shtetet e Bashkuara Photo Source: Ken Yeung / VentureBeat

Samsung e ka filluar suksesshëm shitjen e Galaxy S8-ës pas një fushate po aq të suksesshme të porosive për S8 dhe S8+. Kompania zbuloi se porositë e Galaxy S8-ës në SHBA kanë tejkaluar ato të S7-ës vitin e kaluar me 30%.

“Jemi të kënaqur të shohim një përgjigje të tillë ndaj Galaxy S8 dhe S8+,” shprehej Presidenti i Samsung America Tim Baxter. “Galaxy S8 dhe S8+ janë rezultat i një përkushtimi të jashtzakonshëm dhe tregu na është përgjigjur me një rritje 30% nga viti në vit,” vijoi ai më tej.

Ky informacion vjen në mbështetje të qëndrimeve të Koh Dong-jin, presidentit të Samsung Mobile, i cili thoshte se “tregu është përgjigjur më mirë sesa prisnim.”

Bazuar në këto pretendime, mund të arrijmë në konkluzionin se konsumatorët kanë lënë pas problemet e Note 7-ës e madje edhe kritikat ndaj Bixby. Mbase kanë rigjetur besimin tek produktet e kompanisë, një besim i cili do tu jepte investitorëve një frymëmarrje të lirë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>