Analiza

Shitjet e Galaxy S9-ës më të ulëta se S8-ës

Jul 5 2018
0 Shpërndarje
Por opioni i përgjithshëm dhe të dhënat që vinë nga industria tregojnë se telefonët Samsung nuk po shiten aq mirë sa vitet e shkuara. Shitjet e Galaxy S9-ës më të ulëta se S8-ës

Sipas analistëve të Android, Samsung Galaxy S9 nuk është duke u shitur aq mirë sa Galaxy S8-ta.

Situata bëhet më alarmante duke pasur në konsideratë se Galaxy S8-ta nuk është shitur aq sa Galaxy S7-ta.

Në fakt, modelet e fundit Galaxy S nuk po arrijnë dot të ruajnë ritmin e shitjeve të paraardhësve.

Galaxy S4 është telefoni më i shitur i Samsung me 80 milion njësi. Ende nuk ka një mënyrë të sakte të matjes së shitjeve të telefonëve veçse duke ndjekur raportet e firmave analitike si IDC.

Por opioni i përgjithshëm dhe të dhënat që vinë nga industria tregojnë se telefonët Samsung nuk po shiten aq mirë sa vitet e shkuara.

Rënia e shitjeve ka bërë që aksionet e Samsung të tkurren me 9%. Udhëheqja e Samsung në tregun global të telefonëve rrezikohet sidomos me shitjet e kënaqshme të iPhone X dhe telefonëve Xiaomi. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>