Biznes

Shitjet e HTC-së bien me 68%

Jul 6 2018
0 Shpërndarje
Në Qershor kompania kishte shitur vetëm 72 milion dollarë produkte. Shitjet e HTC-së bien me 68%

Shitjet e prodhuesit Tajvanez të telefonëve HTC ranë me 68% në Qershor, rënia më e madhe në dy vite ndërsa ish kompania lider në industri vijon të humbasë konsumarë.

Dikur shumë popullor në mesin e konsumatorëve dhe investitorëve, popullariteti i HTC-së ka rënë përballë Apple, Samsung dhe Xiaomi.

Në Qershor kompania kishte shitur vetëm 72 milion dollarë produkte.

Pritet që këtë vit HTC të lançojë më pak modele ndërsa volumi i prodhimit do të jetë afro 2 milion njësi.

Javën e kaluar HTC tha se do të skurtonte fuqinë punëtore me 1,500 punonjës.

Këtë vit vlera e aksioneve të HTC ka rënë me 30%. /PCWorld Albanian

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>