Biznes

Shitjet e iPhone arrijnë shifrat 17 millionë

Mar 24 2009
0 Shpërndarje
Shitjet e iPhone arrijnë shifrat 17 millionë

Kjo u bë e ditur nga Joswiak, nënkryetar i iPod dhe iPhone produkteve të marketingut. 

Duke folur javën e kaluar në lançimin e softuerit më të ri të Apple, iPhone 3.0, ai tha se shitjet e 13.7 milionë iPhone në vitin 2008, i tejkalojnë parashikimet e bëra të Apple. Duke përfshirë edhe shitjet e iPod touch, kompania Apple ka shitur gjithsejt 30 milionë pajisje që punojnë me sistemin operativ të iPhone.

Një tjetër sukses i Apple është edhe programi për zhvillim i cili tashmë përfshin 50 mijë anëtarë, derisa numri i aplikacioneve të mundshme përmes App Store është 25 mijë. Nga vetë kompania Apple bëhet e ditur se deri më tani ka pasur 800 milionë shkarkime në App Store.

Lajmet e fundit>