Analiza

Shitjet e iPhone bien por të ardhurat rriten nga iPhone X

Feb 2 2018
0 Shpërndarje
Pavarësisht zhgënjimeve në këtë drejtim kompania pati një rritje të ardhurash me 13%. Kostoja e mesatare e një iPhone për këtë vit është 40 dollar më shumë. Shitjet e iPhone bien por të ardhurat rriten nga iPhone X

Sipas të dhënave të publikuara për tre mujorin e fundit të 2017-ës, shitjet e Apple nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

Kompania tha se kishte shitur 77.3 milion iPhone, një milion më pak sesa një vit më parë.

Sigurisht 78.2 milion iPhone e shitur vitin e kaluar ishin rekord më vete për kompaninë.

Por Wall Street priste 80.2 milion iPhone të shitur duke marrë në konsideratë telefonin e tretë të kompanisë iPhone X.

Pavarësisht zhgënjimeve në këtë drejtim kompania pati një rritje të ardhurash me 13%. Kostoja e mesatare e një iPhone për këtë vit është 40 dollar më shumë.

Cook gjithashtu bëri të ditur se baza e përdoruesve aktivë të kompanisë arriti në 1.3 miliardë.

“Jemi të emocionuar tju lajmërojmë se Apple ka pasur tre mujorin më të madh në histori falë të ardhurave nga linja e re e iPhone,” shprehej Cook.

“iPhone X tejkaloi prishmëritë tona dhe ka qenë iPhone më i shitur çdo javë që kur debutoi në Nëntor,” vijoi Ai.

Megjithatë jemi të bindur se kompania ende e sheh këtë tre mujor i zhgënjim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>