Biznes

Shitjet e kompjuterëve do të vazhdojnë të reduktohen, por me një normë më të ulët

Nov 21 2013
0 Shpërndarje
Shitjet e kompjuterëve do të vazhdojnë të reduktohen, por me një normë më të ulët

windows8laptopsdan01_610x436Mesa duket ditët më të këqija për tregun e kompjuterëve personalë (PC) kanë përfunduar. Të paktën kështu është shprehur Tracy Tsai, një prej analisteve të firmës kërkimore Gartner.

Gjatë një interviste për gazetën Wall Street Journal analistja ka thënë që gjatë këtij tremujori, rënia e shitjeve të kompjuterëve personalë do të ngadalësohet duke rezultuar në një rënie prej 3% krahasuar me shitjet e po këtij mujori në vitin e kaluar.

Themi se rënia do të ngadalësohet pasi vetëm një tremujor më parë reduktimi i shitjeve krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka qenë 8.6%.

Analistja parashikon që dërgesat e kompjuterëve personalë gjatë vitit 2014 do të vazhdojnë të jenë në një nivel të ulët. Konkurrenca e fortë që buron nga smartfonët dhe tabletët ka reduktuar ndjeshëm shitjet e kompjuterëve.

Gjithashtu kërkesa për tabletë dhe pajisje të ngjashme me to mund të ndikojnë në parashikimin e shitjeve të kompjuterëve.

Tsai është shprehur: “Është e rëndësishme të theksohet se norma e rënies do të jetë më e ulët. Ekonomia globale po stabilizohet.

Në vazhdimësi do të lançohen edhe më tepër pajisje ekonomike hibride (tablet + tastierë) që do të ndihmojnë në rritjen e kërkesës.” (PCWorld Albanian)

Tags >

laptoppc
Lajmet e fundit>