Biznes

Shitjet e kompjuterëve në Evropë shënojnë rritje

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Shitjet e kompjuterëve në Evropë shënojnë rritje

Tanimë nuk është në modë të raportohet rreth rritjeve në shitjet e kompjuterëve personal, por ndërmarrja hulumtuese IDC llogariti që shitjet në çerekun e dytë në regjionin e vet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) u rrit për 9.1 për qind, ose rreth 25.2 milionë njësi në këtë çerek të dytë të këtij viti. Megjithëse shitjet kishin shënuar rënie prej 8.4 për qind në çerekun e dytë të vitit të kaluar, megjithatë IDC kishte parashikuar një rritje vetëm prej 5.6 për qindësh. 

Shumica e kësaj ngritjeje vjen në regjionin qëndror dhe lindor të Evropës, ku shitjet janë rritur për 25.1 për qind falë “një shtytjeje agresive tregtare në regjion,” tha IDC në një deklaratë. Kjo përfshinë 3.96 milionë njësi të shitura në Rusi. Rritja në Evropën Perëndimore “mbeti mesatarisht në 4.1 për qind, e ndikuar nga butësia e vazhdueshme në kërkesën e konsumatorëve, derisa kërkesa komerciale poashtu u ngadalësua”. Në Britaninë e Madhe shifrat ishin negative. 

Pjesa më e madhe me siguri mund të jetë për shkak të rivendosjes në Acer. Në çerekun e dytë të vitit të kaluar, shitjet e veta ranë për 37.8 për qind për shkak të inventarizimit në kanalin e distribuimit. Në këtë çerek të dytë të vitit, Acer shiti një milion kompjuterë shtesë, që përfaqëson një rritje prej 32.7 për qind. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>