Analiza

Shitjet e kompjuterëve në rënie për vitin e 5-të me radhë

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Industria e kompjuterëve është në rënie prej vitesh dhe ky nuk përbën më lajm. Shitjet e kompjuterëve janë në rënie për pesë vite me radhë. Firma të ndryshme analitike, si Gartner dhe IDC thanë se përgjatë 2016 janë shitur afërisht 260/270 milion pajisje. Shitjet e kompjuterëve në rënie për vitin e 5-të me radhë Photo Source: Microsoft

Të dy firmat kanë llogaritje të ndryshme që variojnë prej faktorëve të ndryshëm që ato marrin parasysh gjatë llogaritjeve, por përfundimi është i qartë. Tregu i kompjuterëve ka arritur 5 vite rënie.

Çfarë po ndodh me tregun e kompjuterëve tani? Ndërkohë që shitjet janë rritur për pak kohë në SHBA, as IDC dhe as Gartner nuk po parashikojnë saktësisht se çfarë do të ndodhë me industrinë e kompjuterëve.

Gartner beson se ky treg është ndalur dhe se tregu i krijuar nga entuziastët e kompjuterëve nuk është aq madh sa duhet që të nxisë rritje të shitjeve. Ndërsa, IDC, mendon se ky treg është drejt stabilizimit.

Është e vështirë që të parashikohet nëse tregu i kompjuterëve do të fillojë të rritet. Ky treg arriti majat e tij në 2011, para pesë viteve, kur u bënë rreth 365 milion shitje, por është sigurtë që nuk do ti shikojë më këto ditë të arta.

Ndërkohë, analistët janë të kujdesshëm rreth parashikimit të një pike ekzakte në të cilën do të stabilizohet industria e kompjuterëve, pasi është e qartë se rënia po fillon të ngadalësohet teksa bie kërkesa për tabletët dhe telefona të mençur.

Ndërkohë që kompani të ndryshme si Lenove, HP, dhe Dell po shpresojnë që të mos ketë ndonjë ndryshim të madh teknologjik në horizont, i cili do ta hidhte industrinë e kompjuterëve në një humnerë. Për momentin, duket se kompjuterët po përjetojnë një vdekje të ngadaltë se sa të nxitojnë me vrull drejt fundit të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>