Vëzhgim

Shitjet e lojërave në SH.B.A. shënojnë rënie për 10%

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Shitjet e lojërave në SH.B.A. shënojnë rënie për 10%

Grupi NPD, që është hulumtues i tregut, tha që në raportin e vet mujor, të enjte, tha që shitjet e harduerëve për video lojëra ranë për 9 për qind. Kjo përfshin sistemet e lojërave që mbahen në dorë dhe konzollat për lojëra si Wii.

Shitjet e softuerëve, të vetë lojërave, ranë për 12 për qind, në 469.5 milionë dollarë. Kur përfshihen lojërat për kompjuterët personalë, shitjet ranë për 10 për qind, në 508.9 milionë dollarë.

Analisti Doug Creutz kishte pritur që shitjet gjatë muajit qershor të shënonin rënie, pasi që ai disa herë tha që lojërat intensive  si “Duke Nukem Forever” nga Take-Two Interactive Software Inc., dhe “Red Faction: Armageddon” nga THQ Inc. Që të dy këto ndërmarrje kishin shënuar rënie edhe të vëzhgimeve rreth lojërave të tyre, tha ai.

Shitjet e pajisjeve shtesë shënuan rënie prej 11% në 158.9 milionë dollarë.

Lojërat më të shitura gjatë dy muajve ishin “L.A. Noire”, e cila lojë ishte publikuar nga Take-Two, dhe “Duke Nukem”, e cila zuri vendin e dytë, edhe pse nuk u shit në aq njësi sa ishte pritur nga analistët. “Infamous 2” e Sony Corp. ishte në vendin e dytë.

NPD nuk i përfshin shkarkimet e lojërave dhe lojërat online në të dhënat e veta për shitjet me pakicë, kështu që numri nganjëherë tregon një mospërputhje, edhe nëse më shumë njerëz janë duke luajtur në Facebook, në telefonat e tyre të dorës, apo diku tjetër.

Këto shifra zhgënjyese për shitjet e lojërave vijnë në të njëjtën javë që Electronic Arts Inc., e cila ndërmarrje është edhe publikuese e lojërave si “Madden” dhe “The Sims”, tha që është duke blerë lojërat PopCap për së paku 750 milionë dollarë. PopCap bën lojëra të njohura për Facebok dhe celularë, si “Bejeweled” dhe “Plants vs. Zombies”.

Zynga Inc., ndërmarrje kjo e cila qëndron pas lojës “FarmVille”, pranoi një ofertë gjatë këtij muaji, duke shpresuar që të fitojë së paku 1 miliard dollarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>