Analiza

Shitjet e Netbook-ve rriten, të Laptopëve bien

Dec 23 2009
0 Shpërndarje
Shitjet e Netbook-ve rriten, të Laptopëve bien

Sipas raportit të ri nga DisplaySerach, shitjet e Netbook-ve pritet të arrijnë në vlerën prej 11.4 miliardë dollarë gjatë këtij viti, që është një rritje prej 72% në krahasim me vitin e kaluar, e ky është rezultat falë një kërcimi prej 103% në dërgesa. Por të hyrat e përgjithshme prej laptopëve pritet të jenë 7% më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Raporti më i ri i quajtur “Display Search Quarterly Netbook PC Shipment and Forecast” që u shpalos gjatë ditës së martë, ka gjetur se rritja e madhe e shitjeve të netbook-ve (mini-laptop) nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rëniet për pajisje ultra-portabile dhe laptopa më të mëdhenj. Përveç Asus-it, të hyrat e përgjithshme vjetore pritet të kenë rënie për secilën kategori të PC-ve.

Megjithëse dërgesat e laptopëve pritet të jenë rritur për 5% në krahasim me vitin e kaluar, çmimet mesatare të shitjes do të tregojnë një rënie prej 20% për shkak se prodhuesit kanë shkurtuar çmimet përgjatë vitit.

Çmimet mesatare për Netbook dhe laptopa të madhësisë 13 deri në 16 inç sigurisht do të kenë një rënie prej 15% gjatë këtij viti, që është një shkurtim i theksuar për shkak se këto dy kategori përbëjnë 85% të tërë tregut të laptopëve.

Për vitin 2010, DisplaySearch parashikon se dërgesat e laptopëve do të rriten për 16%, falë një mesatare më të mirë fitimi në netbook dhe pajisje ultra-portabile. Tregu CULV (Consumer Ultra-Low Voltage) pritet të drejtojë rritjen me një bashkësi pajisjesh 11.6 dhe 12 inç, me çmime nën 500 dollarë. Megjithatë, shitjet në vitin e ardhshëm pritet të jenë të njëjta ose do të pësojnë rënie për shumicën e tregut të pajisjeve portabile, përveç tek pajisjet DRU (Desktop Replacement Unit), e cila pritet të përjetojë një rritje prej 21% krahasuar me vitin 2009.

Megjithatë, DisplaySearch paralajmëron se popullariteti i netbook-ve mund të pësoj rënie gjatë vitit të ardhshëm. Dërgesat mund të rriten për 20%, por shitjet do të jenë të njëjta dhe pastaj do të pësojnë rënie në vitin 2011, pasi që çmimet do të pësojnë rënie dhe performanca do të rritet për pajisje ultra-portabile dhe laptop të mëdhenj.

Lajmet e fundit>