Biznes

Shitjet e pajisjeve me Windows Phone pësojnë rënie

Aug 15 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e pajisjeve me Windows Phone pësojnë rënie

lumia1520-2040-9.0_standard_640.0Shitjet e Windows Phone në vazhdimësi kanë qenë duke pësuar rritje secilin tremujor të vitit të kaluar në krahasim me vitet paraprake, por shifrat e reja tregojnë që kjo rritje ka ngecur së fundi. IDC raporton që shitjet e Windows Phone pësuan rënie prej 9.4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar. Kjo është një rënie e madhe krahas përpjekjeve të Microsoft-it për Windows Phone, vetëm pak muaj pasi përfundoi faza e plotë e blerjes së biznesit të prodhimit të telefonëve të Nokia-s nga Microsoft. Në përgjithësi, kjo nënkuptoi që Windows Phone ka vetëm 2.5 për qind të tregut në tremujorin e fundit. Në krahasim me pothuajse 85 për qind të tregut që posedohet nga Android dhe gati 12 për qind nga iOS, është e qartë që Microsoft e ka vërtet të vështirë të dalë mirë në këtë treg.

Rënia në shitje nuk është e befasishme duke e ditur numrin e vogël të pajisjeve të reja me Windows Phone që janë lëshuar gjatë vitit 2014 dhe mungesës së mbështetjes nga prodhuesit e telefonave si HTC dhe Samsung. Microsoft zbuloi që shitjet e Lumia-s në tremujorin e fundit kishin arritur shifrën prej 5.8 milionë shitjeve (një rënie prej 21 për qind vit për vit), duke arritur këtë shifër për vetëm dy muaj për shkak të blerjes së Nokia-s. Microsoft është duke u mbështetur në Windows Phone 8.1, që t’i ndihmojë në bindjen e prodhuesve të telefonave që të ndërtojnë smartfonë që përdorin softuerin e vet dhe HTC duket të jetë rikthyer në bord me një version të Windows-it në pajisjen e vet HTC ONe M8, që pritet të dalë javën e ardhshme. Çfarëdo rritje tjetër për Windows Phone do të vijë nga pajisjet me çmim të ulët si Lumia 630 dhe Lumia 530 që është lajmëruar së fundi.

Microsoft pritet të zbulojë dy pajisje të reja më 4 shtator, njërën të nivelit të ulët e tjetrën të nivelit të mesëm: Lumia 730 dhe Lumia 830. Këto pajisje do të mund të ndihmonin në rimëkëmbjen e sistemit Windows Phone së bashku me Lumia 530 dhe 630, por është një garë mjaft e madhe nga Android-i këto ditë. Google është duke synuar që të garojë në nivelin e ulët të pajisjeve me një nismë të re që përdor Android One, një hapësirë ku Microsoft ka parë rritjen më të madhe të Windows Phone-it. Pajisjet si Moto G dhe Moto E po ashtu ofrojnë alternative të qëndrueshme për Windows Phone.

Android vazhdon të rritet me një rritje prej 33.3 për qind në treg vit-për-vit falë 255 milionë shitjeve të bëra në tremujorin e fundit. BlackBerry ka kaluar më së keq, me një rënie masive prej 78 për qind në shitje vit-për-vit, nga 6.7 milionë në 1.5 milionë. Shitjet e pajisjeve iPhone të Apple pësuan një rritje prej gati 13 për qind, teksa bota e pret me durim daljen e versionit të ri iPhone 6. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>