Analiza

Shitjet e PC-ve shënojnë rritje me 14 %, laptopët tejkalojnë numrin e tabletëve të shitur

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e PC-ve shënojnë rritje me 14 %, laptopët tejkalojnë numrin e tabletëve të shitur

tablet-via-thinkstock-645x250Në tremujorin e dytë të vitit 2014, tregu botëror i PC-ve ka përjetuar një rritje prej 14 për qind vit për vit, në 123.9 milionë njësi, nëse merren në shqyrtim desktopët, laptopët dhe tabletët. Llptopët patën një rigjallërim të vogël gjatë tremujorit të dytë, ku shitjet pothuajse mbetën të pandryshuara në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në fakt, shitjet e laptopëve tejkaluan ato të tabletëve sërish (hera e fundit që ndodhi kjo ishte në tremujorin e tretë të vitit 2013).

Vlerësimet e fundit vijnë nga Canalys, që është kompani e pavarur e analizave, e cila shënoi që tregu nuk pati rritje vazhduese. Prandaj, kompania përfundoi që efekti pozitiv të cilin e kanë pasur tabletët në shitjet e përgjithshme të PC-ve është duke filluar të vërehet.

Nëse shitjet e laptopëve tejkaluan sërish shitjet e tabletëve, atëherë ekziston vetëm një shpjegim: shitjet e tabletëve kanë pësuar rënie për rreth 5 për qind. Kjo ishte në masë të madhe për shkak të rënieve në shitje të produkteve të Samsung-ut dhe Apple-it, pasi që dyshja ende ka 46 për qind të shitjeve globale të tabletëve.

20140804-Notebook-decline-eases-as-tablet-shipments-level-outApple arriti që ta mbajë dominimin e vet me 14 për qind të tregut, edhe pse një rritje prej 10 për qind në shitjet e Mac-ve nuk arriti të ndihmonte sa i përket rënies së shitjeve të iPad-ve (ky ishte tremujori më i dobët i shitjeve të tabletëve që nga tremujori i parë i vitit 2012). Shitjet e përgjithshme të kompanisë amerikane pësuan rënie për 5 për qind, duke i mundësuar kështu që Lenovo të rris praninë e vet në treg dhe të qëndrojë mjaft afër 14 për qindëshit.

Në fakt, Canalys vlerëson që Lenovo ishte “diku 780 mijë njësi prapa Apple-it”. Kompania kineze arriti që të dalë me një tjetër tjetër mbresëlënës, ku shitjet u rritën pothuajse 20 për qind vit për vit. Dyshja u ndoq nga HP dhe DELL, ku që të dy këto kompani patën një rritje vit për vit në shitje: 11 për qind, respektivisht, 14 për qind. Dyshja po ashtu pati një rritje të vazhdueshme në treg, ndonëse ata ende janë larg majës.

Siç mund ta shihni në tabelën e mësipërme, arsyeja për këtë është e thjeshtë: pozita e tyre në tabletë. Ndoshta ata ende kanë mundësi për të arritur pozitat e para nëse tregu i tabletëve ngadalëson dhe notebook-ët rikthehen? “Një ngadalësim në ritmin e inovacionit është duke shkaktuar një problem për prodhuesit e tabletëve,” tha në një deklaratë analisti i lartë në Canalys, Tim Coulling. “Tregu i tabletëve në shpejtësi e ka gjetur veten në të njëjtën pozitë si tregu i notebook-ëve që ishte para disa viteve, me rritje minimale në funksionim harduerik duke formuar bazën për një arsye për t’u përditësuar.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>