Biznes

Shitjet e PC’ve shënojnë rritje në Kinë

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Shitjet e PC’ve shënojnë rritje në Kinë

Sipas IDC, dërgesat e PC’ve janë rritur për 14% në 18.5 milion njësi gjaët çerekut të dytë, kurse ato në SHBA kanë pësuar një rënie prej 4.8%, duke rënë 17.7 milion njësi. Si rezultat i kësaj, Kina momentalisht ka rreth 22% të tregut global të dërgesave të PC’ve, që është 1% më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Kjo do të ndodhte herët apo vonë, sikurse me tregun e veturave.. dhe kështu ndodhi” tha për Bloomberg, Toshihiro Nagahama, shef i ekonomisë pranë Dai-ichi Life Research Institute Inc. në Tokio. “Kina ka një popullsi të madhe dhe të hyrat e tyre janë në rritje”.

David Wolf, shef ekzekutiv pranë Wolf Group Asia, një kompani marketingu me bazë në Pekin, ka shprehë deklarata të ngjashme për Wall Street Journal. “Qendra e gravitetit të industrisë së PC’ve është larguar prej botës së zhvilluar”. 

Jo befasisht, Lenovo pritet të fitojë nga rritja e jashtëzakonshëm e vendit ku edhe ajo e ka bazën, ndërsa këtu do të ketë ndikim edhe vendimi i HP për tu larguar prej tregut të PC’ve. “Ne mendojmë se do të ketë një përfitim të mirë të pjesëmarrjes në treg të HP, gjatë periudhës së tranzicionit” u shpreh Henry King, një analist me bazë në Hong-Kong. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>