Biznes

Shitjet e përgjithshme të tabletëve do të rriten me 20% tremujorin e fundit të 2013-s

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Shitjet e përgjithshme të tabletëve do të rriten me 20% tremujorin e fundit të 2013-s

Shitjet e përgjithshme të tabletëve pritet të arrijnë deri në 60 milion njësi gjatë tremujorit të katërt të këtij viti.

Kjo shifër përkthehet në një rritje prej 20% dhe arsyeja kryesore do të jetë lançimi i modeleve të reja nga Nokia, LG Electronics, Toshiba dhe Google.

Nokia ka lançuar së fundmi tabletin Lumia 2520 me sistem operativ Windows dhe po bashkëpunon me AT&T për integrimin e shërbimeve të telekomunikacionit në këtë pajisje. Çmimi i pajisjes është 499$.

Toshiba ka lançuar tre tabletë Dynabook Tab me ekran 8 inç dhe sistem Windows 8.1. Këto pajisje kanë proçesorë Intel Atom Z3740 dhe bateria e tyre reziston deri në 11 orë.

Ndërkohë, LG do të lançojë më 25 nëntor në Tajvan tabletin me 4 bërthama (quad-core) të quajtur G Tablet 8.3 i cili do të kushtojë rreth 338$.

LG është gjithashtu edhe prodhuesi i gjeneratës së dytë të pajisjes Nexus 10 e cila pritet të ofrohet me sistem Android 4.4 , ekran që suporton teknologjinë IPS dhe ka rezolucion 2560 me 1600. Pajisja me përmasa 10 inç do të kushtojë rreth 400$ dhe do të lançohet së shpejti.

Përsa i përket iPad-ëve të Apple, pritet që dërgesat e tyre të arrijnë në 20 milion njësi gjatë tremujorit të katërt.

Kjo do të thotë se kompania do të shesë 6 milion më tepër tabletë krahasuar me tremujorin e tretë të këtij viti. Ndërkohë shitjet e tabletëve të kompanisë Samsung pritet të arrijnë në 10 milion njësi nga 9.7 milion që kanë qenë tremujorin e kaluar. (PCWorld Albanian)

tablets-collectio-

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>