Biznes

Shitjet e procesorëve do të bien më 2009-n

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Shitjet e procesorëve do të bien më 2009-n

altShitjet e mikroprocesorëve të kompjuterëve kanë rënë në çerekun e fundit të vitit 2008, ndërsa ato do të vazhdojnë të bien edhe më 2009-n. Kështu u bë e ditur të mërkurën nga rezultati i anketës së IDC. Krahasuar me vitin e kaluar, shitjet e mikroprocesorëve do të bien për 15 përqind, thonë hulumtuesit e tregut.

Në tërë botën shitjet e mikroprocesorëve ranë për 17 përqind gjatë çerekut të fundit, ndërsa ato vazhdojnë të bien për 11.4 përqind nga viti në vit. Kriza globale ekonomike e ka zvogëluar dukshëm kërkesën për kompjuterë, ndërsa kjo ka ndikuar që edhe shitjet e mikroprocesorëve të bien ndjeshëm. Nga studimi i bërë, IDC thotë se shitjet e kompjuterëve gjatë çerekut të fundit në mbarë botën po bien për 0.4 përqind nga viti në vit.

Lajmet e fundit>