Biznes

Shitjet e smartfonëve Motorola kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave të Lenovo-s

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Shitjet e smartfonëve Motorola kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave të Lenovo-s

droidturbo12_Motorola shiti më shumë se 10 milion pajisje gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014 duke vendosur kështu një rekord të ri përsa i përket shitjeve të kompanisë. Në këtë mënyrë ajo ka ndihmuar dhe pronarin e saj të ri, kompaninë kineze ‘Lenovo’ për të rritur të ardhurat e saj.

Kjo tregon impaktin e madh që ka Motorola tek gjigandi kinez Lenovo ose ndryshe prodhuesi më i madh i kompjuterave në botë. Lenovo bleu Motorolën nga Google vitin e shkruar me një çmim prej 2.91 miliard dollar duke parashikuar se një e treta e përfitimeve të kompanisë do të vinte nga shitja e smartfonëve Motorola.

Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kjo blerje e rimëkëmbi kompaninë Lenovo duke bërë që të ardhurat e saj të rriteshin me 31%. Lenovo deklaroi se ishte e aftë të hidhte poshtë pritshmëritë e ekspertëve pasi shitjet e smartfonëve erdhën duke u dyfishuar. Më e rëndësishme për Lenovo është fakti se Motorola i jep firmës kineze një imazh brendi të fortë në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në USA vihet re një rritje e shitjeve me 88% çdo vit, pra ky treg i sjell kompanisë 30% të përfitimeve globale. Edhe pse Motorola ka sjellë rritjen e suksesit të Lenovo, konkurenca e Apple edhe Samsung nuk po e ndihmojnë aspak këtë kompani, përkundrazi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>