Biznes

Shitjet e smartfonëve në Azinë Juglindore rriten me 43 %

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e smartfonëve në Azinë Juglindore rriten me 43 %

175133729-1-786x305Azia Juglindore është një rajon i cili është duke e përqafuar përdorimin e smartfonëve, ku shitjet vazhdojnë të rriten dhe sipas një raporti të fundit nga kompania hulumtuese e tregut, GfK, prania e smartfonëve pritet ta kalojë gjysmën e tregut të telefonëve. Në total, 18 milionë smartfonë ishin shitur përgjatë Singaporit, Malajzisë, Indonezisë, Tajlandës, Filipineve, Kamboxhias dhe Vietnamit në gjysmën e parë të vitit 2014, që është një ngritje prej 43 për qind nga e njëjta periudhë kohore një vit më parë. Vlera e të gjithë smartfonëve të shitur nga janari deri në mars kapi vlerën prej 4.2 miliardë dollarë, që është një ngritje nga 25 për qind sa ishte gjatë të njëjtës periudhë kohore një vit më parë.

Gjatë muajit mars të këtij viti, shitjet e smartfonëve arritën 55 për qind të tregut të përgjithshëm të telefonëve në Azinë Juglindore, teksa më tepër njerëz janë duke kaluar nga telefonët e vjetër në smartfon. Kjo përqindje pritet të rritet me paraqitjen e pajisjeve me Android që kanë çmim të ulët, posaçërisht nga Kina. Sipas të dhënave nga GfK-ja, smartfonët me çmim nën 100 dollarë patën rritjen më të fuqishme në shitje, duke kontribuuar më së tepërmi për dollarët e fituar nga shitjet e smartfonëve gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke pasur mbi 30 për qind të shitjeve.

Indonezia, Vietnami dhe Tajlanda ishin tregjet me rritjen më të shpejt të smartfonëve. Ndërkohë, GfK thotë që edhe phabletët janë duke u popullarizuar. Mbi 1.1 milionë njësi me vlerë prej 567 milionë dollarë ishin shitur në tre muajt e parë të këtij viti, ku Malajzia dhe Indonezia paraqesin tregjet më të mëdha. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>